KryesoreLajme

Zgjidhja e përhershme për targat me Serbinë, nesër takimi i parë në Bruksel

Grupi punues në lidhje me çështjen e targave të automjeteve nesër do të mbajë një takim në Bruksel me palën serbe.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se gjatë takimit do të shqyrtohen variantet e mundshme për një zgjidhje të përhershme.

Sipas tij, janë tri parime kryesore në të cilat do të bazohet kjo mbledhje.

Lexo më shumë  Sallahu: Masa e përkohshme ndalon përmbysjen e rendit kushtetues

“Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut”, tha Kryeziu.

Sipas tij, gjatë kësaj mbledhjeje nuk pritet të merret ndonjë vendim.

Ndërkaq, emrat e personave që e përbëjnë këtë grup punues nuk janë bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *