Bota

Zgjidhet pasuesi i Trudeau, Mark Carney do të bëhet kryeministri i ri i Kanadasë deri në zgjedhjet e reja

Mark Carney është zgjedhur kreu i ri i Partisë Liberale të Kanadasë. Ish-shefi i Bankës Qendrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit. Ai pason Justin Trudeau, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar pas më shumë se nëntë vjetësh në detyrë.

Lideri i ri liberal do të bëhet kryeministër në ditët në vijim, duke i dhënë fund epokës së Trudeau. Carney do të duhet të vendosë se kur do të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 20 tetori.

Lexo më shumë  Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Carney ka pohuar se ai është kandidati më i mirë për të mbrojtur Kanadanë kundër kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka folur në mënyrë të përsëritur për aneksimin e Kanadasë dhe ka vendosur tarifa, duke kërcënuar tregtinë dypalëshe.

Në fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar partisë, Trudeau paralajmëroi se Kanadaja përballet me një “sfidë ekzistenciale” nga SHBA. Ai tha se vendi po përballet me një “moment përcaktues të kombit”.

Lexo më shumë  NATO-ja rrëzon një raketë balistike iraniane të lëshuar drejt Turqisë

“Demokracia nuk është e dhënë, liria nuk është e dhënë, madje edhe Kanadaja nuk është e dhënë”, u shpreh Trudeau.

Rruga Press

YouTube player