Lajme

Zgjerohet skandali, ‘Gjirofarm’ tregton djathë me bakter që shkakton helmim

YouTube player

Zgjerohet skandali ushqimor në kompaninë ‘Gjirofarm’. Pas kosit me fekale qe hodhi në treg tani një tjetër produkt i rrezikon shëndetin konsumatorëve. Behet fjalë për djathin kaçkavall te deles ‘Gjirofarm’. 

Sipas burimeve te ‘Ora investigim’ Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka analizuar djathin kaçkavall të deles ‘Gjirofarm’ i cili  ka rezultuar  të jetë me vlerë mbi normë te bakterit  Escherichia Coli. 

Ky bakter shkakton helmim, diarre, dhimbje te forta barku dhe  marrje mendsh. Njëkohësisht mund të shkaktojë edhe infeksione ne traktin urinar dhe probleme të renda në  frymëmarrje.

Përballë kësaj situate alerti, drejtoresha e AKU Jeta Deda ka zgjedhur te ‘mbyllë gojën’ dhe mos të reagojë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ky institucion  ka marrë zyrtarisht njoftim që në datën 19 janar 2022 për djathin e deles me problem por nuk ka bërë asnjë  njoftimi zyrtar për konsumatorët.

Kjo është faqja zyrtare e AKU dhe njoftimi i fundit është bërë në datën 16 janar 2022.

Edhe pse është në pikëpyetje shëndeti i fëmijëve tanë  drejtoresha e AKU zgjedh të mbrojë biznesin  duke e fshehur këtë fakt dhe nuk  urdhëron  tërheqjen e  djathit me bakter nga tregu.

Ora investigim 2 ditë pasi AKU është vënë në dijeni të situatës ka bërë një vëzhgim ne supermarketet e Tiranës ku ka rezultuar se djathi kaçkavall i deles Gjirofarm nuk është tërhequr nga tregu.

Gazetarja: Doja djath kaçkavall Gjirofarm.

Edhe pse ligjërisht i gjithë djathi kaçkavall duhet të ishte tërhequr  ai vijon te shitet.

Duke blerë heshtjen e AKU-së Gjirofarm  vijon të shesë   djathin që duhet ishte asgjësuar.

Në këto kushte  konsumatorët në mbarë vendin po blejnë sëmundjen me lekë. 

Ky produkt tregtohet  edhe në marketet e Amerikës, por nuk e  dimë ende nëse AKU e ka përcjellë informacionin jashtë kufijve për  heqjen nga tregu ose jo?

RTV Ora do të vijojë investigimin e nisur deri  në momentin që  përgjegjësit e kësaj situate të përballen me ligjin./RTV ORA/

Rruga Press

YouTube player