Zgjerimi i amfiteatrit të Durrësit, banorët: Çmimi i shpronësimit të banesave, qesharak
Amfiteatri i Durrësit, një nga objektet më të rëndësishme arkeologjike të vendit tonë dhe njëkohësisht një nga 30 amfiteatrot e botës antike të zbuluar nga Roma deri në Budapest, pritet t’i nënshtrohet rikualifikimit dhe restaurimit të tij të plotë.
“Gjithë zona, nga Pallati i sportit deri në bregdet, nuk gjen banesa poshtë 1 mijë euro, ndërkohë shteti parashikon se shpërblimi do te jete 500 euro për metër katror”, thotë një nga banorët.
Projekti për të realizuar këtë parashikon edhe zgjerimin e amfiteatrit, përtej hapësirës që ka aktualisht. Kjo do të thotë që banesat që janë përreth tij dhe që shumica kanë breza të tëra që janë ndërtuar, duhet të prishen.
Pikërisht këtu duket se ky projekt ka hasur në kundërshtimin e pronareve të këtyre objekteve.
Banorët shprehen se nuk duan të bëhen pengesë për zbatimin e projektit, i cili pritet t’i japë një zhvillim më të mirë zonës dhe vlerave të amfiteatrit, por çmimi i dëmshpërblimit për ta është qesharak dhe i papranueshëm.
RrugaPress