Lajme

Zgjedhjet në Tërnoc, Kamberi: Na duhen 610 vota, deri më tani kemi siguruar 1/3 e tyre

Ish-deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili po garon edhe për një mandat, ka folur për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit.

Ai tha se atij i duhet edhe 610 vota për ta siguruar mandatin e deputetit dhe deri në këto momente i kanë siguruar 1/3 e votave, teksa shprehet optimist se deri në orën 20 kur mbyllen vendvotimet do të kenë mjaftueshëm vota për ta siguruar një ulëse në parlamentin e Serbisë.

“Por, kjo nuk do të thotë se procesi do të përfundojë aty sepse po ashtu mund të presim ankesa nga partia e Ivica Daciqit e cila siç dëshmoi edhe me prezencën e komisionarëve, që ka sjellur njerëz nga Beogradi, Kraleva, Ranillugu, kjo është një formë e presionit që po tentohet t’i bëhet Tërnocit se ajo do të vazhdojë me procesin e ankimimit, qoftë në Komision Komunal këtu, atë Republikan Zgjedhor ndoshta edhe në Gjykatën Administrative”, është shprehur Kamberi.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Ai tha se partia e tij, Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën, është në një betejë me dy partitë kryesore që qeverisin me Serbinë, atë SPS të Ivica Daçiqit dhe Partinë Përparimtare të Aleksandar Vuçiqit, parti që këto, sipas Kamberit, po i maltretojnë votuesit shqiptarë në Tërnoc pasi kjo është hera e tretë që po përsëriten zgjedhjet në Tërnoc.

“Pra, thjeshtë është një pengesë absolutisht politike dhe s’ka farë të bëjë me arsye ligjore kjo përsëritje e zgjedhjeve por po shpresojë që zgjedhësit tanë e kanë kuptuar rëndësinë e marrjes pjesë në këto zgjedhje, jo veç nga ajo që i kemi thënë ne këto ditë, por edhe nga fakti duke parë rezistencën të shtetit serb për të penguar që shqiptarët të kenë një përfaqësues”, është shprehur Kamberi.

Tutje, Kamberi, Serbinë e cilësoi si shtet jonormal, pasi sipas tij, me metodat e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat zgjedhor, nga adresat e banimit e shumë procese të tjera, nuk po do t’i sheh fare shqiptarët.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Një shtet që është thellë në rrugën e integrimit në BE do të duhej t’i motivojë pakicat që të marrin në zgjedhje e jo të veprojnë kështu. Duke parë logjikën e vazhdueshme të Serbisë, mund të presim që të ketë sërish ankesa por e jona është që ta vazhdojmë betejën politike dhe të dëshmojmë që numri i shqiptarëve në Tërnoc është i mjaftueshëm që ta kenë përfaqësuesin e vet”, ka thënë Kamberi, për klankosova.

Kujtojmë se në zgjedhjet e përsëritura për herë të dytë në Tërnoc të Bujanocit, Kamberi ka marrë 679 vota të cilat ishin të mjaftueshme që ai të bëhej deputet, por një ankesë nga koalicioni SPS, Serbia e Bashkuar dhe “Të Gjelbrit e Serbisë”, shtyu Komisionin Republikan të Zgjedhjeve që zgjedhjet të përsëritën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *