Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave me postë, LVV kryeson me 72.62%
Mbrëmjen e së mërkurës, ka përfunduar në tërësi numërimi i votave me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, bëhet e ditur se LVV-ja është e para me 72.62%, ndërsa pas saj është LDK me 10.27%, PDK me mbi 9.14%, dhe AAK me 3.93%.
Nga rezultatet e përmbledhura*, LVV ka 51.01% të votave, duke fituar 57 ulëse në legjislaturën e 10–të.
PDK është e dyta me 20.24%, duke fituar 22 ulëse.
LDK e treta me 13.26% ndërsa ka siguruar 15 ulëse, dhe AAK e katërta me 5.50% apo 6 ulëse.
Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor duke siguruar 56 mandate në parlament, 8 më shumë sesa në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nga numërimi i 2.557 kutive të votimit, Albin Kurti me partinë LVV mori 49.30%. Pas LVV-së u rendit Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Bedri Hamza me 21.01% dhe në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetar Lumir Abdixhiun, i cili ka arritur të sigurojë 13.59%.
Rruga Press

