Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen gati gjysma e votave në Mitrovicë, Hamza po fiton pa balotazh
Bedri Hamza i PDK-së është pranë fitores së madhe në Mitrovicë të Jugut, bazuar në gati gjysmën e votave të numëruara. Nga 44.09 për qind të votave të numëruara, Hamza është i pari me mbi 52 për qind të votave duke lënë prapa kryetarin aktual Agim Bahtirin e VV-së që ka 35.77 për qind të votave.
Rruga Press