Lajme

Zgjedhjet lokale në Kosovë, sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë sot në orën 10:00 do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.

Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë e koronavirusit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që të shkurtohet fushata zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Pro saj ishte edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili tha se duhet t’i jepet prioritet ruajtjes së shëndetit publik, ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kërkoi që fushata të zgjasë vetëm pesë ditë.

Javët e fundit, Kosova ka shënuar rritje të madhe të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus, ku vetëm në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 56 persona. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *