Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Përqindja e votuesve për çdo komunë deri ora 15:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 15:00 kanë votuar 294 mijë qytetarë apo 23,55% në 21 komuna ku po zhvillohet rundi i dytë për zgjedhjen e kryetarit të komunës.
Përqindja më e madhe e daljes në votim deri në orën 15:00 sipas KQZ-së është regjistruar në Junik me rreth 40%, pasuar nga Kllokoti me 39%.
Dalja në Komunën e Podujevës është 30%, ndërsa në kryeqytet deri në ora 15:00, dalja është 28%.
Dalja më e ulët në votime deri në ora 15:00 u regjistrua në Komunën e Rahovecit me 16,29%, pasuar nga Komuna e Dragashit me 16,39%.
Pas tyre renditet Prizreni me dalje prej 18% dhe Gjakova me 21%.
Qendrat e votimit deri në këto komuna janë hapur në ora 07:00 dhe do mbyllen në ora 19:00.
Këtu gjeni të dhënat e përditësuara të daljes në votime për të gjitha 21 komunat.
Rruga Press