KryesoreLajme

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kurti: Rezultate tregojnë qartë që lëvizja jonë është ngritur si forca kryesore politike në nivel lokal

Kurti deklaroi se rezultatet e deritanishme tregojnë që LVV është ngritur si forca kryesore politike dhe në nivel lokal. 

Më tej, kreu i LVV-së tha se pritet që partia e tij të fitojë dhe Komunën e Gjilanit pa balotazh.

Gjithashtu kryeministri i Kosovës bëri thirrje që të hetohet dhe ngjarja në Mitrovicë, ndërsa publikimin e lajmeve për fituesit pa u mbyllur procesi i votimit, e cilësoi cenim të këtij procesi.

Sa i përket qeverisë, Kurti deklaroi se më 26 nëntor, në datën e fundit të seancës, do të prezantojë kabinetin qeveritar.

“Në 4 komunat që kemi qeverisur 4 vitet e fundit po kryesojmë pa balotazh. Pritet ende numërimi i diasporës dhe votave me kusht. Këto rezultate tregojnë qartë që lëvizja jonë është ngritur si forca kryesore politike në nivel lokal. Kjo është dhurata më e çmueshme që kemi marrë nga populli. Nga sot i përvishemi punës për balotazhin. Synimi ynë është i qartë, kandidatët tanë të fitojnë dhe në këto komuna dhe të vazhdojë apo të nisë qeverisja e mirë. Të jenë komuna që funksionojnë e ku qeveriset me transparencë.

Lexo më shumë  Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

Ajo që ndodhi me Mitrovicën duhet hetuar, ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi, ende pa u mbyllur procesi i votimit, është cenim i procesit.

Më 9 nëntor besojmë fort se do të fitojmë. LVV i fitoi 3 komuna pa balotazh, e ndoshta shtohet edhe Gjilani.

Nevojitet që sot dhe nesër të bëjmë një analizë të përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse. Më pas do të bëjmë një plan për vazhdimin më tej. Rezultati i këtyre zgjedhjeve është shumë i mirë. Shikoni në 4 komunat ku kemi qeverisur se çfarë mbështetje popullore ka për kandidatët. Jemi gjithandej në balotazh. Plotësisht të kënaqur.

Lexo më shumë  Macron: SHBA dhe Evropa duhet të punojnë së bashku për paqen dhe sigurinë e Ukrainës

Sa i përket qeverisë qendrore, dita e fundit ku mbahet seanca e fundit dhe unë do të prezantoj kabinetin qeveritar është 26 nëntori. Këto ditë do të fillojmë dhe bisedimet për qeverinë qendrore. Duhet të kemi një mandat të rregullt, që do të fillojë sapo të prezantojmë në seancë Kuvendi përbërjen e qeverisë Kurti 3”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player