Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00
Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.
15:10 – Deri në këtë kohë sipas KQZ’së kanë votuar 27 për qind apo 456 mijë e 347 qytetarë.
Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të kenë përqindje më të madhe të qytetarëve që po shfrytëzojnë të drejtën por votim.
Komuna e Zveçanit radhitet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.
56,91 për qind apo 3 mijë e 915 e qytetarëve kanë votuar në këtë komunë.
Rruga Press