KryesoreLajme

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Siç e dimë të gjithë, zgjedhjet tashmë janë caktuar të mbahen më 9 shkurt. Mirëpo data e regjistrimit është deri më 26 dhjetor. Kjo është datë e regjistrimit për të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’votuar me postë apo nëpër konsullatat e ambasadat e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Lexo më shumë  Shkrim në fondacionin francez për fenomenin e fshirjes administrative dhe të identitetit në Luginën e Preshevës

Ai ua ka bërë të ditur mërgimtarëve se nëse nuk regjistrohen deri më 26 dhjetor, atëherë opsioni i vetëm për të ushtruar këtë të drejtë mbetet ardhja fizike në Republikën e Kosovës.

“Mërgata është një pjesë shumë e rëndësishme e Republikës së Kosovës. Bashkë e kemi ndërtuar Kosovën dhe bashkë do ta ndërtojmë edhe të ardhmen. Regjistrohu!”, ka theksuar ai në një vidoadresim të postuar në Facebook.

Lexo më shumë  LVV reagon pas vendimit të Gjykatës: Dekreti ishte antikushtetues - do të angazhohemi për zgjedhjen e presidentit

Rruga Press

YouTube player