BallinaLajme

Zgjedhjet/25 shkurti, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve

Paralel me përgatitjet për fushatën dhe zgjedhjen e mënyrës së qasjes tek qytetarët, që këtë herë pritet të jetë shumë ndryshe edhe për shkak të pandemisë, subjektet politike duhet të avancojnë edhe me formalizimin e ekipeve me të cilat do të dalin para qytetarëve. 25 shkurti, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve.

Data e fundit kur partitë mund të depozitojnë listën e kandidatëve për deputetë është 6 marsi. Kjo përkon me 50 ditët para datës së zgjedhjeve që është përcaktuar në nenin 67 pika 1 të Kodit Zgjedhor. Përpara kësaj, që në 15 shkurt partitë kanë afatin e fundit kur duhet të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Përtej kësaj date do jenë edhe 10 ditë të tjera kohë, që subjektet të vendosin nëse do të hyjnë në zgjedhje me koalicion apo vetëm.

Rruga Press

YouTube player