BallinaLajme

Zgjedhje lokale në Mostar, pas 12 vitesh qyteti multietnik i Bosnjës mund të unifikohet

Qyteti Mostar në Bosnjë ka mbajtur zgjedhjet e para lokale që prej 12 vitesh. Konfliktet etnike në këtë qytet kanë penguar edhe mënyrën e qeverisjes për vite me radhë.

I ndarë mes myslimanëve dhe kroatëve, të cilët luftuan për pushtetin në vitin 1990, ky vend ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët mes grupeve etnike.

Lexo më shumë  KOSTT: Furnizimi me rrymë i sigurt në të gjithë Kosovën

Kjo ka ndodhur pasi një përfaqësuese e një partie të vogël multi-etnike paditi Bosnjën në Gjyqin Evropian të të Drejtave Njerëzore, për shkak të ndarjeve dhe mosmarrëveshjeve mes grupeve etnike.

“Ne shpresojmë për më mirë. Për një jetë më të qetë. Ne duam një qytet që nuk është i ndarë, por të jetë një etnitet dhe popullsi e unifikuar, ashtu sikurse ka qenë edhe para luftës”, thotë Ramiz Coric, banor i Mostar.

“Pas 12 vjetësh ne mund të shpresojmë vetëm për më mirë. Kështu shpresojmë”, shton ai. 

Që kur lufta ndaloi, çdo institucion apo pozicion ka qenë i ndarë në dy pjesë, tashmë mundësia e këtyre zgjedhjeve mendohet ta ndryshojë këtë situatë.

Rruga Press

YouTube player