Opinion/Aktualitet

Zgjedhja e Rashiqit – Banjë e dytë për politikën klerofashiste të Vuçiqit

Nga Agim Morina

Votimi i sotëm për nënkryetar të pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës tregon se sa është me rëndësi me pasë një parti me synime të qarta në Kuvend. As nuk mund të imagjinohet se në ç’gjendje do të ishte Kosova sot pa Lëvizjen Vetëvendosje në skenën politike. Sot, pa asnjë dyshim, në Kuvendin e Kosovës ndodhi ajo që mund të quhet “Banjë e Dytë” për politikën klerofashiste të Vučićit e të Radoičićit.

Dështimi që i ndodhi politikës klerofashiste të Vučićit në Banjë të Mitrovicës me 24 shtator 2023, kur u bë përpjekje që të aneksohet veriu i Kosovës me agresion të armatosur, sot, me 10 tetor 2025, në Kuvendin e Kosovës, me votim, ndodhi një dështim i dytë i një agresioni politik nëpërmjet Listës Serbe. Dihet tashmë që Lista Serbe nuk përfaqëson vullnetin politik të pakicës serbe në Kosovë, por është një instrument politik i politikës klerofashiste të Vučićit. Kjo parti, përveç të tjerash, kishte për nënkryetar Milan Radoičićin, (i cili ishte dhe është edhe sot drejtues real i Listës Serbe). Vetëm duhet të rikujtohet videoja ku shihej se si Radoičići e rrihte një kryetar serb të një komune, për me kuptu se me çfarë metodash shërbehej Lista Serbe ‘për me i përfaqësu serbët’.

Lexo më shumë  Sllogani i VV-së akt kondensimi politk dhe emocional

Zgjedhja e Nenad Rašićit për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës është shenjë e çlirimit të serbëve nga tutela e politikës klerofashiste të Serbisë së sotme dhe jo politikë antiserbe. Edhe kjo u arrit nëpërmjet politikës së kujdesshme dhe parimore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Natyrisht, as Rašići e as serbët asnjëherë nuk do të veprojnë kundër interesave të veta. Askush në Republikën e Kosovës as nuk ua ka kërku kërku këtë ndonjëherë, as nuk ua kërkon as sot. Por një gjë është e qartë: politika klerofashiste e Serbisë, së cilës sot i prin Vučići, është e dëmshme së pari për vetë serbët në Serbi e pastaj edhe për cilindo serb kudo qoftë, ashtu qysh nacizmi që ka qenë i dëmshëm më së shumti për vetë gjermanët. Luftimi i kësaj politike agresive, doemos, është detyrë së pari e serbëve dhe pastaj edhe kujtdo tjetër që kërkon paqe, drejtësi e fqinjësi të mirë. Nga ky këndvështrim Rašići po e jep ndihmesën e tij jo vetëm për çlirimin dhe demokratizimin e serbëve në Kosovë, por edhe të atyre në vetë Serbinë, duke u bë pjesë e frymës së protestuesve që me muaj të tërë po demonstrojnë kundër qeverisë dhe politikës klerofashiste të Vučićit.

Lexo më shumë  Ҫun Lajҫi: Vendit s’do t’ia lë zhgënjimin, do votoj Albinin, Albulenën, Gërvallen, Konjufcën..

Rruga Press

YouTube player