Lajme

Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, sot afati i fundit për të dorëzuar emrat e kandidatëve

Një ditë nga raundi i parë i votimit për presidentin e republikës palët nuk kanë ende një emër.

Ditën e sotme në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin zyrtar të kandidatëve.

Maxhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur ende konsensus për emrin e kandidatit potencial për postin e kreut të shtetit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se maxhoranca do t’i japë vendit një president konsesual.

Lexo më shumë  Nga maji, prodhuesit vendas në Shqipëri paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentët

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu pas takimit ditën e premte deklaroi se opozita duhet të jetë e unifikuar në këtë proces.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar se nuk do të ulet në negociata në rast se nuk merret për bazë drafti i tij me kriteret për zgjedhjen e presidentit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *