Bota

Zëvendëssekretari amerikan i Thesarit: Bizneset duhet të zgjedhin midis Perëndimit dhe Rusisë

Kompanitë më të mëdha në botë “kanë një zgjedhje për të bërë” nëse do të bëjnë biznes në Rusi apo në vendet aleate perëndimore.

Kështu ka thënë zëvendëssekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo, duke shtuar se firmat mund të “zgjidhnin të ndihmojnë Rusinë” në agresionin ushtarak të Ukrainës ose “të vazhdojnë të bëjnë biznes me 30 vendet” që kanë vendosur sanksione.

Adeyemo ka shtuar se aleatët e Ukrainës janë të përkushtuar për vendosur më shumë sanksione, duke paralajmëruar oligarkët rusë.

Që kur Vladimir Putini urdhëroi trupat ruse të pushtonin Ukrainën, shumë kompani perëndimore janë përgjigjur duke mbyllur operacionet e tyre ose duke tërhequr shërbimet e tyre nga Rusia.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore e kanë bërë tregtimin të vështirë ose të pamundur për disa firma, ndërsa shumë të tjera kanë vendosur të largohen nga tregjet ruse për arsye morale.

Megjithatë, disa marka të njohura, si Marks & Spencer-i dhe Burger King-u, vazhdojnë të bëjnë biznes në Rusi dhe nuk kanë fuqi të largohen për shkak të formave të kontratave.

I pyetur në lidhje me firmat kineze dhe indiane që plotësojnë boshllëqet e lëna nga kompanitë perëndimore në Rusi, Adeyemo tha se SHBA do të “marrë masa kundër” kujtdo që ndihmon Moskën të shmangë sanksionet.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Për këto vende, për këto kompani, për këta individë, ata kanë një zgjedhje për të bërë. Ata mund të zgjedhin të ndihmojnë Rusinë të mbështesë pushtimin e paligjshëm të Ukrainës ose mund të vazhdojnë të bëjnë biznes me 30 vendet që janë bashkuar në marrjen e veprime kundër Rusisë”, tha ai.

Politikani amerikan tha se ishte e qartë se dollari amerikan, euro dhe paundi britanik ishin shtylla kurrizore e sistemit financiar botëror dhe kushdo që dëshiron të punojë në ato monedha duhet të “marrë pjesë në sanksionet tona”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *