KryesoreLajme

Zëvendësministri Durmishi tregon historinë e bukur se çfarë i tha polici që i vuri gjobë

Zëvendësministri i Infrastrukturës në Kosovë, Hysen Durmishi ka treguar një histori të tij së fundmi me një efektiv të Policisë së Kosovës.

Kjo histori të bën të buzëqeshësh teksa e lexon, e njëkohësisht të jep kënaqësi, sepse tregon se Kosova është bërë një shtet i ligjit dhe të drejtës, ku pjesëtari i policisë nuk ka frikë ta zbatojë ligjin barqzisht për të gjithë.

Lexo më shumë  Veterani i UÇK-së, Oseku: Vetëm te popujt pa traditë shtetnore, gjeneralët e luftës duen me ngelë El General edhe në paqe

Sipas rrëfimit që e bëri vetë zv.ministri Durmishi, ai u gjobit nga një polic për shkak të parkimit në vend të gabuar. Bisedën mes të dyve e gjeni më poshtë:

Shkova për të blerë mish në Fushë Kosovë, ‘Te daja”, dhe e lash makinën me 4 tregues në trotuar. Kur dola policia veçsa kishin filluar procedurën për të më gjobitur. Vetëm një minutë e lash makinën, iu thash.

I nderuar zv.ministër më tha: 60 euro e ke dënimin ashtu si e ke numrin në listë. Jam i lumtur më tha, që mund ta zbatoj ligjin pa frikë nga askush, sepse në të kaluarën nuk kemi mundur ta bëjmë një gjë të tillë ndaj politikanëve.

Mbeta pa tekst dhe nuk fola fare. I falënderova për punën që po bëjnë dhe u nisa që ta paguaj gjobën.

Rruga Press

YouTube player