Lajme

Zëvendësministri Ahmeti: Kosova ka arritur të ndërtojë institucione të qëndrueshme

Me ftesë të Institutit Australian për Marrëdhënie Ndërkombëtare, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mbajti prezantim para anëtarëve të shoqërisë civile të Australisë dhe diplomatëve në Kanbera, me ç`rast paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Ai theksoi, se Republika e Kosovës prej shpalljes së pavarësisë ka shënuar progres të dukshëm politik, ekonomik e diplomatik.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Zëvendësministri Ahmeti, tha se në aspektin politik Kosova ka arritur të ndërtojë institucione të qëndrueshme dhe kornizë demokratike me zgjedhje të lira e të rregullta. Ndërsa, në aspektin ekonomik Kosova ka shënuar rritje të vazhdueshme të BPV, investimeve të huaja direkte, eksporteve, të hyrave buxhetore dhe vendeve të punës, duke e bërë Kosovën një shembull të rrallë në Ballkanin Perëndimor, të progresit të njëkohshëm demokratik dhe ekonomik. Republika e Kosovës, gjatë këtyre viteve ka shtrirë prezencën e saj në arenën ndërkombëtare, si në rrafshin dypalësh ashtu edhe në rrafshin shumëpalësh.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Prezantimi u pasua me diskutim të hapur mes zëvendësministrit Ahmeti dhe të pranishmëve, ku interesimi kryesor ishte mbi qëndrimet dhe zhvillimet e Kosovës në politikën e jashtme.

Rruga Press

YouTube player