Bota

Zëvendës ambasadori rus paralajmëron NATO-n: Nëse na cënoni do të përdorim armë bërthamore

“Rusia do të përdorë armë bërthamore nëse do të cënohet,”tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, sipas La Repubblica.

Dmitry Polyanskiy, një nga diplomatët më të shquar rusë në SHBA, foli për Sky News pas deklaratës së zëdhënësit të Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, se Kremlini mund të vendosë të përdorë armë bërthamore nëse do të përballet me një kërcënim ” ekzistencial”.

Lexo më shumë  Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë

“Nëse Rusia provokohet apo sulmohet nga NATO, ne do të përdorim armë bërthamore,” u shpreh Polyansky.

“Unë nuk mendoj se kjo është zgjidhja e duhur. Por nuk është as gjëja e duhur të kërcënosh Rusinë dhe të përpiqesh të ndërhysh.

Pra, kur ke të bësh me një fuqi bërthamore, duhet të llogaritësh të gjitha pasojat e mundshme,” përfundoi Polyanskiy.

Lexo më shumë  Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *