BallinaLajme

Zemaj e cilëson të suksesshëm menaxhimin e pandemisë – nga korriku vdiqën 1244 persona me COVID-19

Pavarësisht humbjes së jetës së 1244 personave me COVID-19 nga 1 korriku, Ministria e Shëndetësisë e ka cilësuar të suksesshme punën e saj në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

“Nuk mund të them se kemi arritur të gjitha ato që kemi synuar. Por qëllimet tona janë arritur deri diku me sukses. Furnizimi me barna, punësimi i specialistëve shëndetësor, dhe kemi bërë zgjedhje që deri më sot nuk ishin arritur në shëndetësi. Kemi treguar shembull në menaxhimin e pandemisë. Gjatë këtyre muajve kemi arritur të shtojmë edhe numrin e shtretërve duke përmirësuar gjendjen e shëndetësisë në vend. Për këta muaj nuk kemi pasur orar pune, jo vetëm kabineti im, por e tërë shëndetësia. Jam krenar me qytetarët tanë, mjekët, infermierët e stafin spitalor”, ka thënë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë të shtunën për punën gjashtëmuajshe të Qeverisë Hoti për menaxhim të pandemisë.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

“Jemi përballur me tërë fuqitë tona me sukses me këtë pandemi duke dhënë shembull të menaxhimit me përkushtimin tonë të përbashkët”, ka thënë ai.

Megjithatë, vetëm nga 1 korriku, në Kosovë janë regjistruar shumë raste vdekjesh e raste të reja me COVID-19. Teksa më 1 korrik ishin të regjistruara 54 vdekje nga fillimi i pandemisë, sot, më 26 dhjetor janë edhe 1244 vdekje më shumë – 1298 humbje jete.

Më 1 korrik ishin në total 2991 raste pozitive me COVID-19, ndërsa sot në total janë 50 mijë e 135.

Zemaj është ministër nga 4 qershori.

Rruga Press

YouTube player