Bota

Zelensky falenderon partnerët për dërgimin “armëve që i nevojiten Ukrainës”

Zëvendës komandanti i ushtrisë ruse tha se qëllimi i Moskës është të kontrollojë Donbasin dhe Ukrainën jugore, gjë që do t’i jepte Rusisë qasje në enklavën separatiste moldave të Transnistrias dhe do t’ia bllokonte Kievit qasjen në Detin e Zi. Por, zyrtarët amerikanë janë zotuar se do të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet.

Ndërsa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdonte në qytetin e Kharkivit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken priti kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal në Departamentin e Shtetit të premten. Zoti Blinken përsëri shprehu besimin se Ukraina do të mbijetojë në këtë luftë.

“Mendoj se kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të qeverisë ukrainase që nga fillimi i agresionit rus, një dëshmi e mëtejshme se një Ukrainë e pavarur dhe sovrane do të ekzistojë shumë më gjatë se Vladimir Putini”, tha ai.

Kryeministri Shmyhal dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderuan Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë perëndimorë që “më në fund” siguruan armët që i nevojiten Ukrainës për të luftuar kundër ofensivës së Rusisë në Donbas dhe Ukrainën jugore.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

“Falenderoj të gjithë partnerët tanë që më në fund na dëgjuan, të cilët po na ofrojnë pikërisht atë që kërkuam. Sepse ne e dimë me siguri se me këto armë do të mund të shpëtojmë jetët e mijëra njerëzve”, tha presidenti Zelenskyy.

Në Pentagon, zëdhënësi John Kirby u pyet nëse forcat e Ukrainës, tani që po furnizohen me armë të rënda, do të jenë në gjendje të mposhtin rusët.

“Unë mendoj se kjo është një pyetje që vetëm forcat e armatosura të Ukrainës mund t’i përgjigjen, jo ushtria e Shteteve të Bashkuara. Ajo që mund t’ju them është se ne, së bashku me mbi 30 vende të tjera, po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u dhënë atyre mjetet që u nevojiten për të mbrojtur veten dhe për të larguar rusët”, tha ai.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Disa vëzhgues thonë se vlerësimi i Shteteve të Bashkuara për aftësinë e Ukrainës për të fituar ka ndryshuar gjatë dy javëve të fundit.

“Deri në javën e fundit, mendoj se amerikanët nuk ishin plotësisht të bindur se Ukraina mund të fitonte. Dhe kishte disa dyshime nëse dërgimi i këtyre armëve të rënda ishte i nevojshëm. Unë mendoj se pati një ndryshim në javën e fundit, dhe tani janë marrë vendimet për t’i dhënë Ukrainës armë shumë më serioze”, thotë historiania Anne Applebaum.

Përpara Pashkëve Ortodokse këtë të dielë, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të premten për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku civilët vazhdojnë të jenë të bllokuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *