Bota

Zelensky viziton ushtarët ukrainas pranë kufirit me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi sot ushtarët në veri të vendit, në rajonin Sumy, ku shpërndau personalisht dekorata shtetërore për pjesëtarët e forcave ukrainase që mbrojnë këtë zonë kufitare.

“Ju falënderoj për shërbimin, për mbrojtjen e Ukrainës dhe të popullit tonë. Faleminderit për operacionin në Kursk dhe për hapat shumë të guximshëm,” u shpreh ai gjatë fjalimit para trupave ushtarake.

Rajoni Sumy, që kufizohet me regjionin rus të Kurskut, ka qenë disa herë objektiv i sulmeve dhe përpjekjeve për depërtim nga forcat ruse.

Megjithatë, gjatë vitit të fundit janë shtuar edhe kundërsulmet ukrainase përtej kufirit, përfshirë operacionin në Kursk, të cilin e përmendi sot vetë presidenti.

Lexo më shumë  Trumpi e njxerr ShBA-në nga 66 entitete të OKB-së dhe organizata ndërkombëtare, duke e thelluar tërheqjen nga rendi botëror

Gjatë vizitës, Zelensky zhvilloi gjithashtu bisedime me komandantët ushtarakë të zonës, duke theksuar se pati një “bisedë të hapur dhe përmbajtjesore për përgjegjësitë operative të njësive në Sumy”.

Kievi zyrtar nuk ka bërë publike detaje të tjera rreth operacioneve aktuale në këtë rajon, por vizita e presidentit konfirmon në mënyrë simbolike rëndësinë strategjike të zonës në këtë fazë të luftës.

Lexo më shumë  VIDEO - “Do të bëj çfarëdo që të duash, vetëm mos ia trego francezëve”/ Trump tallet me Macron: E detyrova të…
YouTube player