Bota

Zelensky: Ukraina nuk ka për qëllim ta sulmojë Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk ka për qëllim ta sulmojë Rusinë.

Në një intervistë ai ka thënë se artilerinë që do ta marrë nga SHBA-ja do ta përdorë për vetmbrojtje.

“Ne nuk jemi të interesuar për Federatën Ruse. Ne nuk jemi duke luftuar në territorin e tyre, ashtu siç janë duke bërë ata me ne”, ka thënë ai, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Belgjika sekuestron një anije ruse në kuadër të masave të sanksioneve në Detin e Veriut

Presidenti amerikane, Joe Biden është pajtuar të dërgojë sistemin e sofistikuar të raketave në Ukrainë.

Armët, që janë kërkuar gjatë nga Ukraina, do të ndihmojnë ta godasin armikun në mënyrë më efikase nga distanca e gjatë.

Deri tash, SHBA-ja ka refuzuar kërkesën nga frika se armët mund të përdoren për të goditur shënjestra në Rusi.

Por, të mërkurën, Biden ka thënë se kjo ndihmë është për të ofruar pozitën negociuese të Kievit karshi Rusisë dhe të bëjë të mundur një zgjidhje diplomatike.

Lexo më shumë  Nga B-2 te Patriot, armët që SHBA po përdor për të sulmuar Iranin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *