Zelensky: Ukraina nuk do t’i përgjigjet sfidave në Donetsk
Në një deklaratë sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk do t’i përgjigjet sfidave në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore dhe do të luftojë për të vendosur paqen përmes diplomacisë.
Zelensky udhëtoi në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ndërsa vendi i tij po përgatitet për një sulm të mundshëm ushtarak nga Rusia, e cila ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën.
“Ne nuk po u përgjigjemi sfidave dhe po luftojmë për të konsoliduar paqen vetëm përmes diplomacisë”, ka shkruar presidenti në llogarinë e tij në Instagram.
Rruga Press