Zelensky u kërkon hebrenjve të mos heshtin pasi raketa godet memorialin për holokaustin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje hebrenjve në mbarë botën që të mbajnë qëndrim pas një sulmi raketor në territorin e Kompleksit Memorial të Holokaustit Babyn Yar në Kiev.
“Si mund të zgjidhet një vend i tillë si një objektiv rakete? Ju jeni duke vrarë viktima të Holokaustit për herë të dytë. Gjatë epokës sovjetike, atje u ndërtuan një qendër tregtare, një klub sportiv, ndërtesa dhe një park për të fshirë historinë e vërtetë të Babyn Yar. Pse u bombardua? Kjo është përtej njerëzores. Një sulm i tillë raketor tregon se për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është një vend absolutisht i huaj. Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin tonë, për historinë tonë, por ata kanë një urdhër – të fshijnë historinë tonë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve”, tha Zelensky.
Ai theksoi se armiku është shumë mizor. Në mbrëmje, rusët bombarduan ukrainasit në Kiev dhe nisën një sulm të fuqishëm me raketa në Babyn Yar, “edhe pse e gjithë bota premton, premton vazhdimisht “Never again”.
“Për çdo njeri normal që njeh historinë tonë, historinë botërore, Babyn Yar është një pjesë e veçantë e Kievit, një pjesë e veçantë e Evropës, një vend lutjeje, një vend kujtimi për qindra mijëra njerëz që u vranë në këto shpate. ”, shtoi kreu i shtetit.
Rruga Press