Zelensky thotë se Boris Johnsoni po ndihmon më shumë se liderët e tjerë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lavdëruar Boris Johnsonin dhe Britaninë e Madhe për reagimin e saj ndaj agresionit rus.
Në një intervistë me revistën Economist, ai tha se “Britania është padyshim në anën tonë” dhe “nuk po mban një pozicion balancues”.
Ndërsa kur u pyet nëse Johnsoni është “më i etur” për të dërguar armë sesa presidenti i Francës, Emmanuel Macroni, Zelensky u përgjigj: “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një udhëheqës që po ndihmon më shumë se tjerët”.
Zelensky dhe Johnsoni kanë qenë në kontakt të rregullt përmes telefonit gjatë gjithë agresionit rus në Ukrainë.
“Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk jam gati të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet apo jo”, tha Zelensky.
Rruga Press