Bota

Zelensky thirrje shteteve evropiane: Mbyllni portet për anijet ruse!

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të bojkotojnë anijet ruse.

Në një video-mesazh të publikuar së fundmi, Zelenskyy kërkoi që të gjitha portet evropiane të bllokohen për anijet ruse ndërsa shtoi se të gjitha kompanitë perëndimore duhet që të dalin nga tregu rus.

Lexo më shumë  Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike

Sipas liderit ukrainas, nëse Rusia nuk ndëshkohet tani, konflikte të ngjashme mund të nisin në pjesë të tjera të botës.

“Të gjithë evropianët duhet të mbyllin portet për anijet ruse dhe të gjitha kompanitë perëndimore duhet të dalin nga tregu rus, pa mbuluar me marketing  dëshirën e tyre për më shumë fitime si Nestle apo Aushan.” /abc/

Rruga Press

Lexo më shumë  Britania rrëzon 'disa dronë iranianë' gjatë natës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *