Bota

Zelensky: Të jesh i guximshëm është marka jonë, Rusia s’ka pasur lidhje me të drejtat e njeriut

Presidenti Volodymyr Zelensky  në fjalimin e tij të fundit këtë të premte ka vlerësuar ukrainasit për guximin e tyre. Zelensky është shprehur se guximi i tyre duhet të përhapet në të gjithë botën.

“Nëse të gjithë në botë do të kishin të paktën 10% të guximit që kemi ne ukrainasit, nuk do të kishte asnjë rrezik për ligjin ndërkombëtar. Nuk do të kishte asnjë rrezik për lirinë e kombeve. Ne do të përhapim guximin tonë,” tha ai.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Ai shtoi se “të jesh i guximshëm është marka jonë“, ndërsa gjithashtu i bëri thirrje botës që të vendosë sanksione më të guximshme ndaj Rusisë.

Ndër të tjera ai është shprehur se sanksioni më i fortë kundër Rusisë nga gjithçka që mund të jetë,, është më shumë dërgesa armësh për t’u përdorur kundër saj.

Ai komentoi edhe përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Rusia prej kohësh nuk ka pasur asnjë lidhje me konceptin e të drejtave të njeriut. Ndoshta një ditë kjo do të ndryshojë. Por deri tani shteti rus dhe ushtria ruse janë kërcënimi më i madh në planet për lirinë, për sigurinë njerëzore, për konceptin e të drejtave të njeriut si të tilla natyrisht.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *