Bota

Zelensky takohet me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar të mërkurën me Mbretin e Britanisë së Madhe, Kinc Charles III, si pjesë e një vizite të papritur të tij në Britani.

Të dy udhëheqësit u fotografuan duke qëndruar së bashku. Kjo është hera e parë që monarku ka takuar Zelenskyn.

Zelensky u tha deputetëve më herët se ai do t’i përcillte mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij edhe kur ai ishte ende Princi i Uellsit.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Presidenti ukrainas është takuar në Britani edhe me kryeministrin e vendit, Rishi Sunak, dhe i është adresuar Parlamentit.

Sipas një zëdhënësi të presidencës franceze, ai ka udhëtuar edhe për në Francë ku do të pritet nga presidenti, Emmanuel Macron. Gjatë qëndrimit në Pallatin Elysee, Zelensky do të takohet edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *