Bota

Zelensky: Situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë

Në orët e fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur situatën në rajonin lindor të Donbasit “jashtëzakonisht të vështirë” dhe argumentoi se furnizimi i rregullt me armë në Ukrainë ishte strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.

Zelensky tha se “forca e plotë e ushtrisë ruse u hodh për të sulmuar Donbasin. Në Lyman, Popasna, Severodonetsk, Slovyansk, pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka, shkruan BBC të mërkurën.

Lexo më shumë  Serbia nuk do t'ia di për harmonizimin me BE-në, mbetet gjithmonë afër Putinit - Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia

“Prandaj, furnizimi me armë të rënda në Ukrainë – MLRS, tanke, anti-anije dhe armë të tjera, është investimi më i mirë në ruajtjen e stabilitetit në botë dhe parandalimin e shumë krizave të rënda që Rusia ende po planifikon ose i ka provokuar tashmë”, shtoi ai.

Komentet e Zelenskyt vijnë pasi zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se lufta e Rusisë në Ukrainën lindore tani është në fazat e saj më intensive dhe mund të përcaktojë potencialisht fatin e vendit.

Lexo më shumë  Kallas këmbëngul se asetet ruse janë një opsion nëse Orbán nuk heq veton për kredinë e Ukrainës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *