Zelensky: Situata në Borodyanka më e keqe se në Bucha
Situata në qytetin ukrainas Borodyanka është “dukshëm më e tmerrshme” sesa në Bucha, ku forcat ruse janë akuzuar për vrasjen e civilëve, ka thënë të enjten vonë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse në Bucha – 50 prej të cilëve u ekzekutuan.
Moska ka mohuar se ka shënjestruar civilët dhe ka thënë se imazhet e verifikuara të trupave në qytet janë inskenuar nga qeveria ukrainase për të prishur negociatat e paqes.
Por vetëm 25 km poshtë Buchas, një situatë e ngjashme po shpaloset në Borodyanka, tha presidenti Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Në fjalimin e tij presidencial, Zelensky ka thënë se sasia e dëmeve dhe vrasjeve në Borodyanka po bëhej më e qartë.
“Puna për çmontimin e mbeturinave në Borodyanka filloi. Është shumë më keq atje. Edhe më shumë viktima të pushtuesve rusë”, ka thënë Zelensky.
Rruga Press