Bota

Zelensky shkarkon komandantin e lartë ushtarak

Volodymyr Zelensky ka shkarkuar një komandant të lartë ushtarak ukrainas që ndihmonte në udhëheqjen e luftës kundër Rusisë në lindje të vendit.

Sipas mediave të huaja, presidenti ukrainas shkarkoi Eduard Moskalyov si komandant të forcave të përbashkëta të Ukrainës në një dekret të shpallur të dielën.

Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë lëvizje ndërkohë që as llogaritë e forcave të përbashkëta në Facebook dhe as në Twitter nuk përmendën shkarkimin.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Forcat e përbashkëta janë përfshirë në beteja në rajonin e Donbasit në lindje të vendit.

Forcat ruse janë ende duke u përpjekur për të marrë dy rajonet lindore që përbëjnë Donbasin dhe presidenti ukrainas e ka përshkruar situatën ushtarake në lindje si të vështirë dhe të dhimbshme.

Njësitë pro-Moskës po përqendrojnë përpjekjet e tyre në qytetin lindor të Bakhmut, si pjesë e përpjekjeve të saj për të marrë kontrollin e rajonit të Donbas.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Zelensky përmendi Moskalyov në një fjalim të përditshëm të premten kur renditi komandantët ushtarakë me të cilët kishte folur.

Komandanti kishte qenë në këtë post që nga marsi i kaluar, menjëherë pasi Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *