Bota

Zelensky: Rusia po fsheh provat e vrasjeve të civile në pjesët e pushtuara të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të fshehë provat e vrasjeve civile në pjesë të Ukrainës që kontrollojnë forcat ruse.

“Ne kemi informacione se ushtria ruse ka ndryshuar taktikën dhe se ata po përpiqen të pastrojnë rrugët dhe bodrumet në territoret e pushtuara nga trupat e njerëzve të vdekur, ukrainas të vdekur,” tha ai në një video.

Lexo më shumë  Starmer: Putini do të ulet në tavolinën e negociatave herët a vonë

“Janë përpjekjet e tyre për të fshehur provat, asgjë më shumë. Por nuk do të kenë sukses, sepse vranë shumë njerëz”.

Ai nuk dha detaje të tjera.

Deklaratat e tij vijnë pasi u shfaqën foto dhe video të civilëve të vdekur në Bucha, një qytet afër Kievit ku trupat ruse u akuzuan për kryerjen e një masakre përpara se të tërhiqeshin nga zona.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase rrëzuan 130 dronë të lëshuar nga Rusia brenda natës

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët okularë nga Bucha kanë përshkruar gjithashtu ekzekutime arbitrare të civilëve nga forcat ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *