Zelensky: Rusët kanë humbur mbi 16 mijë ushtarë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të postuar në rrjete sociale u shpreh se Rusia deri më tani ka humbur më shumë se 16,000 trupa në Ukrainë.
Sipas presidentit ukrainas “midis të rënëve është komandanti i forcave të armatosurave të pushtuesit”.
Ndërsa përsa i përket negociatave me Rusinë, Zelenskyy u shpreh se ato duhet të jenë kuptimplote.
Duhet të garantohet sovraniteti i Ukrainës dhe të sigurohet integriteti territorial i saj.
Rruga Press