Bota

Zelensky refuzoi takimin në Bjellorusi, Moska i vendos afat Ukrainës, delegacioni rus ka mbërritur

Tensionet me Moskës dhe Kievit janë në rritje. Ndërsa sulmet ruse në Ukrainë nuk janë ndalur, mijëra ukrainas janë përpjekur të largohen nga vendi i tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër ndihmësi i Vladimir Putinit, Vladimir Medinsky garantoi sigurinë e misionit ukrainas, tha se delegacioni rus tashmë ka mbërritur në qytetin e Gomelit në Bjellorusi dhe do të presë përgjigjen e Ukrainës deri në orën 15:00.

Përfaqësuesit e qeverisë ukrainase nuk kanë plane të udhëtojnë në Bjellorusi për bisedime, është shprehur nga ana e tij zëdhënësi i Zelensky, Sergei Nikiforov.

Lexo më shumë  SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 16.5 miliardë dollarë për vendet e Lindjes së Mesme

“Ne kemi dëgjuar raporte se një delegacion rus ka ardhur në Gomel për bisedime.

Duhet të themi se përfaqësuesit e Ukrainës nuk do të jenë atje. Kjo u diskutua si mundësi , por në minutën e fundit negociatorët rusë i kërkuan ushtrisë ukrainase që së pari të dorëzonte armët”, thotë ai.

Më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se nuk do të shkojnë në Minsk për negociata, për shkak se sipas tij Bjellorusia është një vend armiqësor.

Lexo më shumë  “Mbi 900 ushtarë rusë të vrarë nga dronët në 36 orë” – Ukraina nxjerr në pah rolin vendimtar të sistemeve pa pilot në front

“Sigurisht, ne duam paqe, duam të takohemi, duam fundin e luftës. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku -,të gjitha këto i propozuam palës ruse.

Dhe çdo qytet tjetër na përshtatet. Në një vend nga territori i të cilit nuk lëshohet asnjë raketë”, ka thënë Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *