Zelensky: Raundi i dytë i negociatave, në një të ardhme të afërt
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një raund i dytë negociatash me zyrtarët rusë do të “bëhet në të ardhmen e afërt”.
Zyrtarët rusë dhe ukrainas u takuan sot në raundin e parë të diskutimeve pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë.
“Delegacionet ukrainase dhe ruse zhvilluan raundin e parë të negociatave në zonën e kufirit Ukrainë-Bjellorusi me qëllim gjetjen e bazës së përbashkët për armëpushimin më të shpejtë. Palët diskutuan në detaje një sërë temash kyçe për të cilat ata kanë perspektiva për gjetjen e vendimeve të pranueshme reciproke”, tha Zelensky. “U mor një vendim që menjëherë të zhvillohen konsultime shtesë në kryeqytetet e shteteve. Pas kësaj, raundi i dytë i negociatave të palëve ukrainase dhe ruse do të zhvillohet në të ardhmen e afërt”. /Fox News
Rruga Press