BotaKryesore

Zelensky: Putinit s’mund t’i lejohet të vendosë se kush i bashkohet NATO-s

Presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky, ka deklaruar nga Lituania, se presidentit rus, Vladimir Putin, s’mund t’i lejohet të vendosë se kush t’i bashkohet NATO-s.

Gjatë një fjalimi në Vilnius, pas një samiti në kryeqytetin lituanez, Zelensky ka thënë se sanksionet kundër Rusisë janë “të nevojshme” për të “kufizuar seriozisht” tregtinë e naftës së Rusisë dhe përdorimin e anijeve cisternë nga Moska.

Lexo më shumë  Kurti shkon te Osmani për të marrë mandatin për kryeministër

“Pa presion, Putini do të vazhdojë të luajë lojëra me të gjithë ata që duan që kjo luftë të përfundojë”, ka thënë udhëheqësi ukrainas.

Zelensky ka njoftuar po ashtu se pret që të ketë më shumë të burgosur lufte të liruar.

“Çelësi i paqes së qëndrueshme është i qartë: agresori nuk duhet të marrë asnjë shpërblim për luftën.

Putini nuk duhet të marrë asgjë që do të justifikonte agresionin e tij. Çdo shpërblim vetëm sa do t’i tregonte atij se lufta ia vlen”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Dosjet Epstein: Këshilli i Evropës i heq imunitetin ish-sekretarit të Përgjithshëm

“Nëse Putini vendos se kush mund dhe kush nuk mund të bashkohet me NATO-n, atëherë ‘oreksi i Rusisë për luftë’ vetëm sa do të rritet”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se qëllimi duhet të jetë t’i jepet fund plotësisht “urisë së Rusisë për agresion”.

YouTube player