Bota

Zelensky: Putini të kthejë fëmijët ukrainas! Fëmijët nuk janë për negocim, është detyrim moral dhe ligjor për çdo vend

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje të fortë drejt komunitetit ndërkombëtar që të  gjithë fëmijët ukrainas të marrë me forcë nga Rusia duhet të kthehen në shtëpi, e kjo duhet të ndodh sa më parë. Sipas autoriteteve ukrainase, mbi 20 mijë fëmijë janë zhvendosur me forcë nga zonat e pushtuara, shumë prej tyre në kampe në Rusi dhe Bjellorusi, ku i nënshtrohen indoktrinimit dhe riarsimimit të detyruar.

Ata janë të vegjël, por e kanë ndjerë luftën më shumë se kushdo tjetër. Mbi 20 mijë fëmijë ukrainas janë rrëmbyer dhe dërguar në Rusi apo Bjellorusi nga zonat e pushtuara.

Ndërkohë vetëm rreth 1.300 prej tyre janë kthyer. Të tjerët vazhdojnë të qëndrojnë në kampet e ashtuquajtura “qendra rehabilitimi”, ku, sipas hetimeve, iu bëhet presion për të harruar identitetin e tyre ukrainas.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Irani duhet të ndalojë sulmet dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit

Në lidhje me situatën presidenti Volodymyr Zelensky ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar. Në fjalën e tij, ai tha se pa kthimin e këtyre fëmijëve, nuk mund të ketë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Zelensky e cilëson këtë një krim të rëndë lufte dhe kërkon nga të gjitha shtetet aleate të Ukrainës që të rrisin presionin ndaj Rusisë.

“Ky nuk është vetëm një konflikt mes shtetesh – është një luftë për të ardhmen e brezit të ri. Nuk mund të flasim për drejtësi, nëse fëmijët tanë mbeten peng në tokë të huaj”, ka deklaruar ai.

Fushata fëmijët nuk janë për negocim, e nisur nga Ukraina, synon të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare për këtë krizë humanitare.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Sipas Kievit, ky nuk është thjesht një konflikt ushtarak, por një luftë për shpirtin e një brezi të tërë.

Secili fëmijë që kthehet, është një fitore. Por për Zelenskyn, çdo ditë pa kthimin e të tjerëve, është një padrejtësi që nuk mund të harrohet.

Mes armësh dhe propagande, Ukraina kërkon më të thjeshtën – që fëmijët e saj të jenë në shtëpi. Sepse fëmijët nuk janë për negocim, është detyrim moral dhe ligjor për çdo vend që beson në të drejtat e njeriut.

YouTube player