BotaKryesore

Zelensky: Putin po përpiqet të fitojë kohë për të vazhduar luftën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzon presidentin rus, Vladimir Putin se sipas tij ky i fundit po përpiqet të fitojë kohë për të vazhduar luftën.

“Është e qartë se Rusia po përpiqet të fitojë kohë për të vazhduar luftën dhe pushtimin e saj”, tha Zelensky në një postim në mediat sociale të martën.

Zelensky tha se Ukraina nuk kishte dyshim se lufta duhet të përfundojë në tryezën e negociatave, por duhet të ketë propozime të qarta dhe realiste në tryezë, dhe bëri thirrje për më shumë presion ndërkombëtar me sanksione ndaj Rusisë.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë , duke tek anijet cisternë të naftës të Moskës, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe kërcënimet hibride.

“BE-ja ka miratuar paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar gati 200 anije të flotës në hije. Masat e reja trajtojnë gjithashtu kërcënimet hibride dhe të drejtat e njeriut. Më shumë sanksione ndaj Rusisë janë në proces. Sa më gjatë të zhvillojë Rusia luftën, aq më i ashpër do të jetë përgjigjja jonë”, njofton shefja e politikës së jashtme, Kaja Kallas.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Sakaq Kallas, bëri thirrje të martën që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin masa të forta kundër Rusisë nëse Moska nuk pranon një armëpushim në Ukrainë.

“Amerika tha se nëse Rusia nuk bie dakord për një armëpushim pa kushte, atëherë do të ketë pasoja. Pra, ne duam t’i shohim këto pasoja, edhe nga pala amerikane”, tha Kallas në një takim të ministrave të BE-së në Bruksel.

Rruga Press

YouTube player