Bota

Zelensky pas bisedës me Trumpin: Ukraina e gatshme të zbatojë armëpushimin e kufizuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar se biseda telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ka qenë “pozitive, shumë substanciale, dhe e sinqertë”, dhe se beson fuqishëm se “nën lidershipin amerikan, paqja e qëndrueshme mund të arrihet brenda këtij viti”. 

Zelensky në një postim në rrjetin social ‘X’ ka shkruar se Trumpi i ka ndarë detajet e bisedës së djeshme telefonike në mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Lideri ukrainas ka shprehur gatishmëri për të zbatuar armëpushimin e kufizuar mbi infrastrukturën energjetike, raporton The Guardian.

Lexo më shumë  Ambasadorët e BE-së miratojnë detajet e kredisë 90 miliardë euro për Ukrainën

“Pala amerikane po ashtu ka propozuar një armëpushim pa kushte në vijën e frontit, dhe Ukraina e ka pranuar këtë propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë që ta bëjmë këtë të mundur”, ka shkruar ai.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Zelensky i bën thirrje Trumpit t’i përgjigjet sulmit masiv të Rusisë, ndërsa bisedimet rifillojnë në Abu Dhabi