Bota

Zelensky para deputetëve britanikë: Vendi juaj qëndroi pranë Ukrainës që në ditën e parë të luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, përkatësisht në Londër, ku po zhvillon takime të shumta.

Atë fillimisht e priti në aeroportin e Londrës, kryeministri Rishi Sunak, me të cilin më pas vazhduan bisedën në Downing Street.

Ndërsa para pak çastesh mbajti një fjalim para deputetëve britanikë, të cilët i falënderoi për kontributin e dhënë për Ukrainën.

“Londra ka qëndruar me Kievin që në ditën e parë, në sekondat dhe minutat e para të luftës… ia zgjati dorën kur bota akoma nuk e dinte si të reagonte”, tha Zelensky.

Lexo më shumë  Finlanda i bashkohet Suedisë, hapen hetimet për kabllot e prera në Baltik

“Jam këtu para jush falë trimërisë dhe heronjve të luftës që janë nëpër istikame nën goditjet e vazhdueshme të artilerisë së armikut, që për çdo moment po mbrojnë vendin dhe kufijtë. Faleminderit Britani”, shtoi presidenti ukrainas duke iu referuar ndihmës që britanikët i dhanë ukrainasve në stërvitjen e ushtarëve të Kievit.

Ai gjithashtu kishte një mesazh personal për ish-kryeministrin britanik Boris Johnson, duke thënë se ka treguar “karakter të fortë” nga fillimi i luftës.

Sipas tij, fitorja e Ukrainë do ta ndryshojë botën dhe të shtyjë sa më larg forcat e agresorit.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

“Mbretëria e Bashkuar po marshon së bashku me ne fitoren më të rëndësishme, do të jetë një fitore mbi idenë e luftës”, theksoi Zelensky.

Ai madje zbuloi helmetën e pilotit ukrainas para deputetëve britanikë, që kishte të shkruar “kemi lirinë, na jepni krahë për ta mbrojtur”.

Krejt në fund të fjalimit që u përcoll me duartrokitje të mëdha tha: “Zoti e bekoftë Britaninë e Madhe dhe rroftë Mbreti. Slava Ukraini”.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *