KryesoreLajme

Zelensky nesër me video-mesazh në Kuvendin e Shqipërisë, ndryshon orari, ja kur do të nisë seanca plenare

Teksa nesër pritet që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, ky i fundit ka bërë një ndryshim të orarit kur do të nisë seanca plenare.

Mësohet se seanca ishte parashikuar që të mbahej në orën 11:00, por do të nisë në orën 13:00.

Lexo më shumë  Sveçla merr pjesë në Forumin e Salzburgut, thekson rëndësinë e sigurisë kufitare dhe bashkëpunimit rajonal

Kujtojmë se deri më tani Presidenti Zelensky i është drejtuar disa parlamenteve në Evropë.

Më herët Zelensky, teksa paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, iu ka bërë thirrje shteteve që të sanksionojnë Rusinë dhe poashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE-së për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, diskutohen investime deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *