Zelensky: Nëse Ukraina bie, radhën e kanë shtetet baltike
Presidenti i Ukrainës u ka bërë thirrje fuqive perëndimore që t’i japin më shumë ndihmë ushtarake vendit të tij, duke paralajmëruar se ushtria ruse nuk do të ndalet në kufijtë e Ukrainës nëse Moska merr kontrollin e plotë të saj.
“Nëse nuk keni fuqi të mbyllni qiejt, atëherë më jepni aeroplanë!” – tha Zelensky në një konferencë shtypi, duke iu referuar refuzimeve nga aleatët perëndimorë të Kievit për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
“Nëse ne [Ukraina] nuk jemi më atëherë Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, shtoi ai.
Termi zonë e ndalim-fluturimit i referohet një zone të hapësirës ajrore në të cilën është përcaktuar se disa avionë nuk lejohen të fluturojnë. Në një mjedis konflikti, masa përdoret kryesisht për të parandaluar kryerjen e sulmeve ajrore.
Rruga Press