BotaKryesore

Zelensky në trevjetorin e nisjes së luftës lavdëron ukrainasit për rezistencën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot, ditën kur janë bërë tri vjet që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, ka theksuar së është krenar për vendin e tij, siç ka thënë për “tri vjet të rezistencës” dhe për “tri vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”.

Lexo më shumë  Mbi 75 avionë në bord - Aeroplanmbajtësja më e madhe amerikane niset drejt Lindjes së Mesme

“Jam krenar për Ukrainën!”, ka deklaruar ai, raporton BBC.

“Faleminderit të gjithave që e mbrojnë dhe e ndihmojnë Ukrainën. Të gjithëve që punojnë për Ukrainën. Dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për shtetin dhe popullin tonë”, ka shtuar Zelensky.

Për të shënuar këtë ditë, ai thirri një samit ndërkombëtar të sigurisë në Kiev, në të cilin përveç të tjerëve do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Lexo më shumë  Video - Kryeministri Kurti takohet me kryeministrin kroat Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Rruga Press

YouTube player