Zelensky: Libri i torturuesve do t’i bëjë përgjegjës të dyshuarit për krime të luftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë adresimit të tij më të fundit përmes një video-mesazhi, ka deklaruar se “libri i torturuesve” që dokumenton krimet e luftës dhe kriminelët nga ushtria ruse, do të botohet në Ukrainë.
“Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike kundër ukrainasve”, shtoi presidenti ukrainas.
“Libri i torturuesve është një nga themelet e përgjegjësisë jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës – ushtarëve të ushtrisë okupuese, por edhe të komandantëve të tyre. Ata që jepnin urdhra. Ata që bënë gjithçka të kjo të bëhet në Ukrainë. Në Bucha, Mariupol, në të gjitha qytetet tona, në të gjitha komunitetet që ka arritur”, tha ndër tjera Zelensky.
Muajin e kaluar, një ushtar rus 21-vjeç u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një burri të paarmatosur në Ukrainë, që po konsiderohet si procesi i parë gjyqësor për krime të luftës që nga fillimi i pushtimit rus.
Rruga Press