Bota

Zelensky konfirmon testimin e raketave balistike të prodhuara nga Ukraina

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka kryer testimin e parë të raketave balistike që ka prodhuar vetë.

Zelensky e bëri këtë njoftim gjatë një konference në Kiev të mbajtur më 27 gusht.

Detaje të tjera ende nuk dihen, por Ukraina ka thënë se po punon në zhvillimin e sistemit të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, Hrim-2, raketa që janë të dizajnuara për të kombinuar veçori të një sistemi taktik raketor me atë të një raketahedhësi të shumëfishtë.

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Javën e kaluar, Zelensky po ashtu konfirmoi se Ukraina ka prodhuar raketën Palianytsia, të cilën e quajti “klasë të ri” të armëve të prodhuara në Ukrainë.

Kievi po i bën thirrje aleatëve të tij perëndimorë që të heqin ndalesën, në mënyrë që Ukraina të përdorë armët që Perëndimi ia ka dhënë, për të sulmuar caqe thellë brenda territorit të Rusisë.

Lexo më shumë  Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin

Rruga Press

YouTube player