Bota

Zelensky komenton ofensivën në rajonin rus Kursk: Ne po i arrijmë qëllimet tona

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komentuar ofensivën gati dy javore në rajonin rus të Kursk, duke thënë se trupat e tij po përmbushin objektivat e tyre.

“Ne jemi duke arritur qëllimet tona…”, ka thënë ai, shkruajnë mediat e huaja.

Kievi dërgoi trupa mbi kufirin më 6 gusht, sulmi më i madh që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.

Lexo më shumë  Ukraina do të prodhojë dronë në Gjermani në sasi industriale

Dhe deklaratat e Zelenskyt u mbështetën shpejt nga komandanti i lartë i Ukrainës, Oleksandr Syrsky.

“Ne po arrijmë rezultate të reja në rajonin e Kurskut”, tha Syrsky.

Deklaratat e tyre vijnë në ditën kur Gjermania i ka dërguar një paketë tjetër ndihme sigurie Ukrainës, e cila përfshin pajisje të mbrojtjes ajrore, drone dhe automjete ndihmëse.

Paketa përfshin gjithashtu materiale për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, 55.000 kuti të ndihmës së parë, armë të vogla, etj.

Lexo më shumë  Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Kujtojmë se Gjermania mbetet furnizuesi më i madh i Evropës i asistencës së sigurisë për Ukrainën.

Ndërkohë një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer thotë se mbështetja britanike për Ukrainën mbetet e palëkundur, në një kundërshtim ndaj komenteve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në fundjavë që sugjeronin se mbështetja e Londrës për Kievin po dobësohej.

“Kryeministri mbetet absolutisht i vendosur në mbështetjen e tij për Ukrainën”, tha zëdhënësi. “Për sa i përket mbështetjes sonë, përsëri, ajo është e palëkundur”.

YouTube player