Bota

Zelensky kërkon nga Putini shkëmbim të politikanit pro rus me të burgosurit e luftës në Moskë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zekensky kërkoi të bëjë një shkëmbim me Rusinë.

Gjatë një videomesazhi Zelensky ka propozuar shkëmbimin e politikanit të lartë ukrainas pro rus Viktor Medvedchuk me të burgosurit e luftës që mbahen nga forcat e Moskës.

Zelensky tha se është e rëndësishme që forcat ruse dhe ukrainase të sigurisë të shqyrtojnë një mundësi të tillë për shkëmbim.

Lexo më shumë  Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë

Shërbimet sekrete të Ukrainës thanë më herët se kishin arrestuar Medvedchuk, i cili konsiderohet si aleati më i afërt dhe më me ndikim i Vladimir Putinit në Ukrainë. Politikani ukrainas pro-rus u fotografua me pranga në një postim të publikuar nga vetë Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *