Bota

Zelensky: Kanë tentuar gjashtë herë të më vrasin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se të paktën pesë ose gjashtë herë ka pasur përpjekje për ta vrarë, ka raportuar Independent.

Ai ka thënë të martën se përpjekja e parë për ta ekzekutuar ishte “më interesante”, ndërsa të tjerat i konsideroi “më të zakonshme”.

“E para është shumë interesante, kur është hera e parë, e pas kësaj është njësoj si Covidi”, është shprehur ai, duke theksuar se hera e parë i ka shkaktuar panik.

Lexo më shumë  Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani: Evropa duhet të mbrohet vetë

“Së pari njerëzit nuk e dinë çfarë të bëjnë dhe të dhe duket shumë e frikshme. Dhe pas kësaj, është thjesht shkëmbim i inteligjencës me ju që një grup erdhi në Ukrainë për këtë përpjekje”, ka shtuar Zelensky.

Presidenti ukrainas që po përballet me agresionin rus ka theksuar se presidenti Vladimir Putin “donte shumë ta rrëzonte atë”.

Rruga Press

Lexo më shumë  ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës
YouTube player